Francë, liderja e së djathtës ekstreme pa imunitet
Marine Le Pen, lidere e partisë së djathtë ekstreme, Fronti Kombëtar i Francës, nuk ka më imunitet si zëvendëskryesuese e Parlamentit Evropian, dhe tani mund të ballafaqohet me akuzat për racizëm.Parlamenti Evropian në Strasburg ka votuar për heqjen e imunitetit të lideres Le Pen, me kërkesë të një gjykate në Lion të Francës.Akuzat kundër saj janë bërë nga një shoqatë anti-racizmit, pasi Le Pen i kishte përshkruar faljet e myslimanëve në rrugë si “akt politik nga fundamentalistët” dhe i kishte krahasuar ata me okupimin e Francës nga Gjermania Naziste.Le Pen, babai i së cilës, Jean-Marie, është themelues i partisë Fronti Kombëtar, tha se ajo qëndron në komentet e saj dhe se është “absolutisht e bindur” se gjykata do të vendos në favor të saj.