Irak, 47 të vrarë nga sulmet me bomba

Nga sulmet me bomba në gjithë Irakun janë vrarë të paktën 47 persona, shumica prej tyre myslimanë shiitë.Pjesa më e madhe e sulmeve të djeshme u bënë në kryeqytetin Bagdad, ndërsa bombat kanë shpërthyer në të paktën katër lagje të tij.Sulme kanë ndodhur edhe në Mosul. Në mesin e të vrarëve ka pasur edhe policë.Nga Iraku raportohet, gjithashtu, se policia kishte shkëmbyer zjarr me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë. Nga të shtënat mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë.