Kanada, zbulohet një komplot i Al Kaidës

Autoritetet në Kanada theksojnë se kanë zbuluar një komplot të Al Kaidës.Policia në British Columbia njoftoi se janë arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy kanadezë.Policia tha se ata planifikonin të aktivizonin tre shpërthime ditën e Hënë, kur shënohet Dita e Kanadasë, jashtë parlamentit në Viktoria, British Columbia, në bregdetin e Paqësorit kanadez.Policia tha se nuk ka dëshmi se sulmet e planifikuara kanë ndonjë lidhje me vendet e tjera.Autoritetet thanë se nuk dinë për ndonjë lidhje eventuale të tyre me sulmet me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara, më 15 Prill.