Morsi sfidon ultimatumin e ushtrisë

Liderët ushtarakë të Egjiptit kanë deklaruar të mërkurën se ushtria “do të sakrifikojë edhe gjakun e saj” për të mbrojtur vendin, vetëm pak orë pasi presidenti Mohamed Morsi rëfuzoi të përkulet para ultimatumit të tyre, për të gjetur një zgjidhje ndaj trazirave të përgjakshme në vend, ose të dorëhiqet.Deklarata e postuar në faqen zyrtare në Facebook të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura erdhi në momentin kur ora shënoi fiks me planin e ushtrisë për të pezulluar kushtetutën e Egjiptit, për të shpërndarë parlamentin e udhëhequr nga islamikët dhe për të lënë mënjanë presidentin, nëse Morsi nuk gjen një rrugëzgjidhje për t’i dhënë fund trazirave, sic bëjnë të ditur burime ushtarake për mediat arabe dhe Reuters.“Betohemi para Zotit, se jemi gati të sakrifikojmë edhe gjakun tonë për Egjiptin dhe popullin e tij, kundër cdo terroristi, ekstremisti apo idioti”, thuhej në deklaratë, e cila ishte titulluar “Orët e fundit”.Ushtria i ka dhënë kohë Morsi-t deri në 16:00 me orën lokale (10 paradite) për arritjen e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit, ose do të përballet me një zgjidhje ushtarake, thanë burimet.Morsi refuzoi të përulet para ultimatumit, duke hapur kështu një fazë të re, atë të një përplasjeje të mundshme. Në një deklaratë televizive të orëve të vona të së martës, Morsi u shpreh se ishte zgjedhur president nga zgjedhësit, votimi i të cilëve ishte i lirë dhe përfaqësues i dëshirës së popullit.“Populli i Egjiptit më dha mandatin e presidentit. Ata më kanë zgjedhur me zgjedhje të lira. Populli krijoi një kushtetutë, e cila më kërkon mua të qëndroj në bazë të saj”, tha ai. “Nuk kam zgjidhje tjetër, por të mbaj përgjegjësi për kushtetutën egjiptiane”.