Gjermani, zbulohet çifti i spiunëve

Një çift bashkëshortësh është dënuar me burgim në Gjermani pasi akuzohen se për 20 vjet kanë spiunuar për rusët.Andreas dhe Heidrun Anschlag besohen të jenë vendosur në Gjermaninë Perëndimore mbi dy dekada më parë me pasaporta të falsifikuara, e madje dhe këto emra nuk janë të vërtetë.Çifti u arrestua tetorin e 2011-s në shtëpinë e tyre, në qytetin perëndimor të Marburgut. Ata kishin ndihmuar një spiun holandez, i cili në publik hiqej si zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Holandë, të kishte qasje në sekretet e NATO-s.Por, zyrtari i rremë u demaskua shpejt dhe mori një dënim prej 12 vitesh heqje lirie. Ndalimi i tij i çoi autoritetet te çifti Anschlag, që prej vitesh i dërgonte informacione sekrete shërbimit rus të inteligjencës, SVR.Prokurorët mendojnë se pas mbërritjes në Gjermani, në fillim të viteve ’90, ata janë hequr si qytetarë austriakë me origjinë nga Amerika e Jugut.