Sulme me bomba në Bagdad, dhjetëra të vrarë
Nga sulmet me bomba në lagjet e banuara kryesisht me popullatë shumicë shiite, në Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 31persona.Përfaqësues të shërbimeve të sigurisë dhe të atyre mjekësore thanë se sulmet e sotme me bomba ndodhën ndaras, brenda disa minutave, në së paku katër hapërisa në kryeqytetin e Irakut.Në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë, nderkaq ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.Dhuna e sotme ndodhi një ditë pasi nga një varg sulmesh, në pjesën veriore të Bagdadit, u vranë së paku 45 vetë.Nga Iraku raportohet, poashtu, se sot herët në mëngjes, policia ishte e involvuar në të shtëna me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë.Nga këto të shtëna mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë.