Egjipti, SHBA paralajmërojnë amerikanët
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë në Egjipt dhe i kanë rekomanduar stafit diplomatik të panevojshëm që të largohet nga vendi, për shkak të vazhdimit të trazirave.Departamenti i Shtetit u ka bërë gjithashtu thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen në Egjipt që të qëndrojnë vigjilentë, pasi situata mund të tensionohet edhe më tej.Njoftimi vjen pasi të paktën tre persona, përfshirë një shtetas amerikan, humbi jetën në përleshjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohammed Morsi.Tensionet në vendin arab janë rritur në prag të tubimit masiv të planifikuar nga opozita për të dielën, për t’i bërë thirrje presidentit që të tërhiqet.Nga ana tjetër, mbështetësit e tij theksojnë se është e drejtë legjitime e kreut të shtetit që të refuzojë kërkesën e opozitës. Të dielën shënohet dhe përvjetori i parë i inaugurimit të presidentit.