“Fitch” vlerëson me “AAA” SHBA-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2013, 07:28
Agjencia Fitch konfirmon vlerësimin me “AAA” ndaj Shteteve të Bashkuara, edhe pse opinioni mbetet negativ.Komunikimi vjen nga vet agjencia përmes një njoftimi, ku nënvizohet se do të kryejë një rishikim të mëtejshëm të klasifikimit të SHBA-ve, brenda 2013-s.Sipas Fitch, SHBA-të do të kenë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 2,8% në 2014-n dhe një rritje mesatare prej 3 % mes 2015-2017-s.Konfirmimi i klasifikimit reflekton “themelet e forta ekonomike dhe të kredidhënies”, bën të ditur agjencia.