HRW: Kroacia, më shumë për të drejtat e njeriut

Grupi Human Rights Watch (HRW) ka kërkuar nga liderët e Kroacisë, që ta shqyrtojnë abuzimin e personave me të meta mendore dhe të ofrojnë mbrojtje më të mirë për emigrantët dhe refugjatët.Kjo deklaratë u bë pak para se Kroacia më 1 Korrik të bëhet anëtare fuqiplote e Bashkimit Evropian.Gjithashtu, HRW, në një letër të hapur drejtuar kryeministrit të Kroacisë, Zoran Millanoviç, shkruan se Koracia “ka shumë punë për të bërë” për ta sjellë situatën e të drejtave të njeriut në linjë me standardet e Bashkimit Evropian.Ky grup e ka dokumentauar gjendjen e vështirë të më se 9 mijë personave me të meta mendore, që po mbahen në institucionet e Kroacisë, me pak kujdes ose shpresë për lirim.