Gjiknuri: Nëse KQZ s`ka vota do jetë kolegji që do certifikojë rezultatet
Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Damian Gjiknuri ka kërkuar sot përfundimin e procesit të numërimit të votave.Në një prononcim për mediat, Gjiknuri theksoi se përfundimi i numërimit do të ulte tensionet e krijuara.“Procesi i numërimit po ecën me ngadalësipor në përgjithësi po ecën pa probleme. Është e rëndësishme që procesi të mbyllej sot do të ishte mirë pasi shqipt të dinin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve jo vetëm për të ulur tensionet por edhe për të përfunduar këtë proces të stërlodhshëm” tha Gjiknuri.Gjiknuri ka theksuar se koalicioni i majtë ka marrë 84 mandate, ndërkohë që rezultati në Tiranë, sipas tij është i mbrojtur.I pyetur në lidhje me një rikthimin të mundshëm të anëtarëve të majtë në KQZ, Gjiknuri është përgjigjur se PS-ja e ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje."PS-ja ka pasur dhe mban një qëndrim parimor në lidhje me KQZ-në. Ata që e zhbën KQZ-në do të mbajnë përgjegjësinë për të deri në fund. Nëse KQZ-ja nuk i ka votat e nevojshme për certifikimin e rezultatit, atëherë është kolegji zgjedhor ai që do të bëjë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e mandateve.Nuk mund të ratifikojmë paligjshmërinë sepse populli i motivuar edhe nga ajo që ndodhi në KQZ dha çmimin kësaj mazhorance së Berishës. Rezultatin e certifikoi populli dhe s`ka gjykatë që ta kthejë këtë" shtoi Gjiknuri.I pyetur në lidhje se kush ka përfituar nga njëra-tjetra PS-ja apo LSI-ja, Gjiknuri u shpreh se: “Koalicioni ka përfituar maksimumin e tij dhe kjo është edhe vlera që u arrit me atë marrëveshje. E majta ka ndërtuar koalicionin më efikas”.Përfundon numërimi në njësinë 5, Majko:Rezultati iu përgjigj frymës së fushatës
Ndërkohë kryesuesi i listës së PS-së Pandeli Majko është shprehur i kënaqur për rezultatin e arritur pas përfundimit të numërimit në njësinë numër 5 në kryeqytet.Në një prononcim për "Ora News", Majko theksoi se edhe pse numërimi është tejzgjatur, procesi ka kaluar pa probleme.“Kjo është një sallë që ka parë në 2012-ën diferencë mes PS-së dhe PD-së për bashkinë e Tiranës dhe e u ndanë me 10 vota. Sot gjithë shtabi i njësisë pesë kishte dëshirë që ta ndryshonte këtë diferencë dhe ne jemi në kufijtë e saj pasi jemi 10 mijë vota më shumë . Mendoj se ky rezultat iu përgjigj frymës së fushatës që ne kemi bërë në njësinë 5. Numërimi është tejzgjatur por në përgjithësi gjërat kanë shkuar mirë” tha Majko.I pyetur nëse duhet të kishte dalë ndonjë eksponent I Partisë Demokratike për të shprehur humbjen, Majko tha shkurt : “kjo nuk është pjesë e problemeve që i mbulon PS-ja kjo gjë i takon Partisë Demokratike”