Përfundon numërimi në shumicën e qarqeve, kryeson e majta
Edhe pse kanë mbetur shumë pak kuti pa u numëruar dhe ende nuk është shpallur rezultati zyrtar, pothuajse çdo gjë është vendosur në këto zgjedhje.Të gjitha kalkulimet flasin për një fitore të thellë, madje të paparashikueshme në disa rajone të vendit, të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama.Koalicioni opozitar "Aleanca për Shqipërinë Europiane", duket se ka marrë shumicën e cilësuar të vendeve në Parlamentin e ri, 84 nga 140 mandate deputetësh në total.Ndërkohë i vetmi qark që mund të ndryshojë mandatin është Tirana ku PS kërkon ti marrë një mandat të djathtës.11.41 Në qarkun e Tiranës përfundoi numërimi në KZAZ-në 34, njësinë numër 5 ku koalicioni i majtë kryeson ndaj koalicionit të djathtë.14:40 Ka përfunduar numërimi edhe në KZAZ-në 33 tek shkolla "Bajram Curri". Pas numërimit të 80 kutive të njësisë numër 4 rezulton se koalicioni i majtë ka marrë më shumë vota se koalicioni i djathtë.Ndërkohë mësohet se ka përfunduar numërimi në KZAZ numër 53 të Librazhdit, e fundit për qarkun e Elbasanit.Ja numri paraprak i mandateve sipas qarqeveVlorë koalicioni i majtë 8 mandatekoalicioni i djathtë 4 mandateShkodërkoalicioni i majtë 6 mandatekoalicioni i djathtë 5 mandateGjirokastërkoalicioni i majtë 4 mandatekoalicioni i djathtë 1 mandatFierkoalicioni i majtë 11 mandatekoalicioni i djathtë 5 mandateKukëskoalicioni i majtë 2 mandatekoalicioni i djathtë 2 mandateKorçëkoalicioni i majtë 7 mandatekoalicioni i djathtë 5 mandateDibërkoalicioni i majtë 3 mandatekoalicioni i djathtë 3 mandateBeratkoalicioni majtë 6 mandatekoalicioni i djathtë 2 mandateElbasankoalicioni majtë 8 mandatekoalicioni i djathtë 6 mandateLezhëkoalicioni majtë 4 mandatekoalicioni i djathtë 3 mandateTiranëkoalicioni i majtë 19 mandatekoalicioni i djathtë 13 mandateDurrësKoalicioni i majtë 7 mandateKoalicioni i djathtë 6 mandate