Bruksel, vazhdojnë edhe nesër bisedimet teknike Kosovë-Serbi

Dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar të hënën në Bruksel, që është mbajtur edhe të martën, do të vazhdojë edhe të mërkurën, transmetojnë mediat serbe duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli.Sipas agjencisë serbe Tanjug, pjesëmarrësit janë marrë vesh se pas bisedimeve të sotme mos të ketë prononcime për publikun, por të dy palët të japinë deklarata pas bisedimeve të mërkurës.Sot ekspertëve serbë, të cilët në disa grupe punuese po bisedojnë me ekspertë kosovarë, iu bashkuan në Bruksel edhe Marko Gjuric - këshilltar i presidentit serb, Aleksandar Vulin, koordinator për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ministri i Drejtësisë, Nikola Selakovic, ndërsa të mërkurën, siç transmetojnë mediat serbe, në Bruksel do të jetë edhe Velko Odalovic, sekretar shteti në Qeverinë e Serbisë.Ky raund i bisedimeve iu ka kushtuar çështjeve të policisë, drejtësisë dhe zgjedhjeve lokale, të cilat në tetor do të mbahen, sipas mediave serbe, në komunat me shumicë serbe.Sipas një komunikate të delegacionit të Kosovës në këto bisedime, në agjendën e bisedimeve të djeshme (raudni i katërt) energjia, telekomi dhe drejtësia.Pas përfundimit të bisedimeve diku në orët e mbrëmjes të së hënës, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka dhënë deklaratë për media ku fillimisht ka vlerësuar nisjen e zbatimit të marrëveshjes për shkëmbimin diplomatik në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Tahiri tha se ky është një hap shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy shteteve respektivisht është një njohje e Republikës se Kosovës nga Serbia.Tahiri shprehi bindjen se në një të ardhme të afërt të dy shtetet pavarura e sovrane do të vendosin marrëdhëniet diplomatike mes tyre.Po ashtu takimet e radhës për çështjen e telekomunikacionit kanë mundësuar diskutimet mbi qëndrimet e të dyja palëve me qëllim të arritjes së marrëveshjes por që nuk përfundoi me rezultate konkrete, tha ajo duke shtuar se pala kosovare vëren dhe konstaton se Serbia vazhdon të bëjë interpretime të njëanshme marrëveshjes për normalizim dhe planit për zbatim dhe se nuk tregon pjekurin dhe seriozitetin e duhur si palë negociatore. Ajo ka theksuar se pala e Kosovës ka bllokuar çfarëdo pretendimi për të politizuar këtë proces nga pala tjetër duke ftuar ata që të angazhohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe paqes dhe në respektim të plotë të marrëveshjes për normalizim të arritur midis kryeministrave të dyja shteteve.Në delegacionin e Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, marrin pjesë: Dren Zeka-këshilltar kryesor politik, Visar Xani- këshilltar për media. Për çështjet e drejtësisë: Ismet Kabashi, Enver Peci, Fejzullah Hasani, Sali Mekaj, Arjeta Rexhaj, Donikë Qerimi, Albert Avdiu, Ehat Miftaraj dhe Ramadan Gashi. Për çështjen e energjisë: Naim Bejtullahu, Enver Halimi, Merita Kostari, Arben Gjukaj dhe Elona Cecelia. Për çështjen e telekomit: Ekrem Hoxha, Besnik Berisha dhe Gazmir Raci.