Përfundon numërimi në disa qarqe, ASHE 84 mandate, APMI 56

Shume pak kuti votimi kanë mbetur pa u numeruar dhe pothuajse cdo gje eshte vendosur ne keto zgjedhje. Shqiptaret kane votuar te majten per te qeverisur. Ndarjet e mandateve deri tani jane : 65 PS, 48 PD, 17 LSI, 4 PR, 4 PDIU, 1 PBDNJ, 1 PKDSH. Nderkohe i vetmi qark qe mund te ndryshoje mandatin eshte Tirana ku PS kerkon ti marre nje mandat te djathtes.

 Ka përfunduar proçesi i numërimit në Korçë, në Vlorë, Gjirokaster, ku ne avantazh eshte e majta, në Dibër ku kryeson e majta, por me nje barazim sa u takon mandateve. Në Kukës ka përfunduar numerimi po ashtu, por mbetet në pikëpyetje numri i mandateve.

Rezultatet për dy koalicionet kryesore sipas KQZ-së deri në orën 20:15

Tiranë 1187/1422ASHE 206145APMI 153818Shkodër  403/417ASHE 62668APMI 53339Fier 480/576ASHE 105515APMI 53163Vlorë 429/432ASHE 77689APMI 37567Elbasan 500/540ASHE 94459APMI 64324Durrës 390/444ASHE 69010APMI 60438Berat 301/302ASHE 67627APMEI 23030Lezhë 212/258ASHE 32915APMI 26425

 

Mbyllet numërimi në Dibër e Korçë, kryeson e majta

Prej dy ditësh vijon numërimi i votave në të gjitha qarqet e vendit. Në disa KZAZ ka përfunduar numërimi ndërsa në disa të tjera po punohet me ritme të ngadalta.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar gjithsej 80,59% e kutive, ose 4439 kuti nga 5508 që janë në total.

Përfundon proçesi i numërimit në qarkun e Kukësit,ndërsa komisioni po përpunon rezultatin përfundimtar.  Nga të dhënat në Kukës pritet që ndarja e mandateve të jetë 2 për ASHE dhe 2 për APMI, megjithatë do të jetë KQZ që në bazë të formulës do të përcaktojë nëse e djathta do të ruajë rezultatin e 2009, 3:1, apo do të përmbyset duke dalë barazim me të majtën, mandat ky që kalon për LSI.

Përfundon procesi i numërimit në njësinë numër 2 në kryeqytet, ku ASHE rezulton të ketë marrë rreth 20 000, ndërsa APMI me rreth 11 000 vota.