Hidhet një person nga trageti, ngjarja 15 milje larg portit të Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2013, 03:36
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në orët e para të ditës së hënë, në një kohë kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar në rezultatet zgjedhore. Mësohet se 15 milje larg portit të Durrësit, një person ende i paidentifikuar u hodh nga trageti.Menjëherë kapiteni i tragetit ka lajmëruar kapitanerinë e portit të Durrësit, e cila menjëherë ka dërguar grupet e shpëtimit të cilat me dy tragete të tjerë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e personit të hedhur në det.Ndërkohë që vijojnë kërkimet, mbeten të paqarta shkaqet që çuan në këtë ngjarje.