Luis Ajala në Tiranë, takohet me Edi Ramën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2013, 14:43
Ndërsa në Shqipëri nuk ka përfunduar ende procesi i numërimit, Partitë Socialiste Europiane japin mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste dhe kreut të saj Edi Rama.Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala ka mbërritur sot rreth ores 14:30 në selinë rozë ku është takuar me kreun e PS-së Edi Rama.Takimi me kreun e PS-së, zhvillohet pas shpalljes së fitores nga ana e kryesocialistit Rama.Sipas PS-së, Ajala do të qëndrojë për disa ditë në Tiranë për të mbështetur Partinë Socialiste.