Vijon numërimi në disa KZAZ, ja rezultatet më të fundit sipas qarqeve
Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga përfundimi i votimit ende nuk ka një rezultat konkret pasi vetëm një pjesë e kutive janë numëruar. Në disa KZAZ numërimi vijon normalisht në disa prej tyre ai është ndërprerë si pasojë e lodhjes së komisionerëve.Sipas kutive të votimit të numëruara në disa qarqe të vendit shihet se deri më tani Partia Demokratike kryeson në veri si në Kukës ndërsa Partia Socialiste në zona të tjera si në Fier, Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe në Tiranë.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thekson se pjesëmarrja në votime në rang kombëtar ka qënë 53,75%Të dhënat e fundit zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri në orën 11:00 flasin për këto rezultate:TIRANËJanë numëruar aktualisht 159/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 29 114 vota, APMI 20 315 vota, AK 616 vota dhe FRD 1230 vota.KORÇËJanë numëruar deri tani 134 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 20374 vota, APMI 14898 vota, FRD 918 vota, AK ka marrë 88 votaKUKËSJanë numëruar 179 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 29 022 vota, APMI 19 912 vota, dhe 82 vota FRD.ELBASANJanë numëruar 88 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 11523 vota, APMI 8128 vota, FRD 340 vota.DURRËSJanë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 4592 vota, APMI 4504 vota dhe FRD me 86 vota.FIERJanë numëruar deri tani 112/576 kuti gjithsej ASHE 24 349 vota, APMI 12 206 vota, AK 191 vota, FRD 537 kurse 1142 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.LEZHË
Janë numëruar deri tani 71 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 9667 vota, APMI 8675 vota, dhe 83 vota FRD.BERATJanë numëruar deri tani 83/302 kuti ASHE 19 032 vota, APMI 7768 vota, FRD 149 vota dhe AK ka marrë 84 vota.DIBËRJanë numëruar 65 nga 264 kuti ku ASHE ka marrë 8874 vota, 8458 vota APMI, 323 FRD.GJIROKASTËRJanë numëruar 25 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2946 vota, 1274 APMI dhe 22 vota FRD.SHKODËRJanë numëruar deri tani 78/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 12896 vota, APMI 9637, dhe FRD 391 vota dhe AK 78 vota.VLORËJanë numëruar 87 nga 432 kuti ku ASHE ka marrë 18 029 vota, APMI 8643 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 668 vota, FRD 372 vota kurse AK, 220 vota. Situata në disa qendra numërimiPogradec, KZAZ 73, përfundon numërimi i 19 kutive, janë në process numërimi 11 kuti të komunave komunave Cërravë, ku kryeson PS me 1615 vota, PD ka marrë 1035 vota, LSI 422 votaGjithashtu në Pogradec, pritet të numërohen edhe 42 kuti të komunave Udënisht, Dardhë, Proptisht, Velçan.Në Elbasan përfundon numërimi i 15 kutive me vota në bashkinë Belsh, koalicioni i majtë ka marrë 2883 vota, koalicioni i djathtë, 2078 vota, ndërkohë që vijon numërimi i kutive të zonave rurale.Në Korçë në KZAZ 72 janë numëruar 29 nga 54 kuti, në Pustec kryeson PD me 430 vota, në Pojan kryeson PS me 280 vota. Ndërsa në KZAZ 73 në Korçë ka përfunduar numërimi në komunën Buçimas, kryeson LSI me 2468 vota, PS me 2185 vota dhe PD me 1901 vota, kanë votuar rreth 7400 banorë.Në KZAZ 71 në Korçë janë numëruar 30 kuti nga 101 kuti ku PS 4184 vota, PD 2600 vota, LSI 650 vota, PS kryeson me 1584 vota.Përfundon numërimi në Bilisht dhe Progër, kryeson koalicioni i djathtë me 300 vota, janë numëruar 27 nga 51 kuti votimi, ndërkohë ka rifilluar numërimi në Devoll.