Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet qarkullimi në aksin Tiranë-Elbasan
Bllokohet rruga në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një masiv i madh shkëmbor është shembur nga mali dhe ka zënë pjesën e rrugës pranë tunelit, duke zënë 75 për qind të gjerësisë së rrugës dhe 10 metra gjatësi në pjesën 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranë tunelit.Policia konfirmoi rënien masive të shkëmbinjve dhe dherave nga krahu i malit, anash rrugës duke bërë të ditur se kalimi në autostradë bëhet vetëm nga njëra korsi.Tuneli i Kërrabës u përurua në mes të Qershorit, ndërsa punimet në autostradë vijojnë ende. Autostrada përbëhet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatesia 11.5 km)Tuneli i Kërrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim, u realizua në një kohë rekord prej 13 muajsh. Punimet për ndërtimin e tij nisën në muajin maj të vitit 2011, dhe pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera te segmenteve rrugore para dhe pas tunelit.Autostrada Tiranë-Elbasan u kursen qytetarëve shqiptarë së paku 40 minuta kohë për të mbërritur në destinacionet e tyre, duke bërë që distanca mes dy qyteteve të përshkruhet në më pak se 20 minuta.