Rinis proçesi i numërimit të kutive të votimit në KZAZ 33 në njësinë nr. 4
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2013, 18:54
Ka rinisur procesi i numërimit të kutive të votimit në KZAZ 33 në Njësinë Nr. 4 në Tiranë, pas bllokimit prej disa orësh qe iu be procesit.
Partia Socialiste pretendoi pasditen e sotme se janë bërë veprime të të paligjshme në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, të vendosur në shkollën ‘Bajram Curri’, duke akuzuar komisionerin e PD, Arben Qirjako se tentoi të fusë brenda shkollës fletë votimi në favor të PD.Ndërkohë në një dalje për mediat, sekretari i KZAZ nr 33 theksoi se nuk qëndrojnë pretendimet e PS mbi tentativë për manipulim të votave.
Vijon të jetë i bllokuar proçesi i numërimit në KZAZ 33, Çaushaj: Incidenti u vëtëkrijua19:00 Vijojnë sërish tensionet politike në njësinë numër 4 në kryeqytet. Pas ndërprerjes së procesit të numërimit në mesditë pritej që të riniste rreth orës 18:00, por duket se dicka e tillë nuk do të ndodhë.Përplasja mes palëve politike vijon dhe duket se situata nuk do të kthehet në normalitet pa sqarimin e pretendimeve nga palët.Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Policise, Bernard Caushaj, i cili pas inpektimit në KZAZ Nr. 33 e ndodhur në Shkollën "Bajram Curri" në Tiranë deklaroi se të gjitha strukturat e policisë së kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për përmbushjen e detyrave për ruatjen e materialeve të votimit dhe sigurimin e vendnumërimit të votave deri në përfundim të të gjithë proçesit zgjedhorSipas tij incidenti në njësinë Numër. 33 u vetëkrijua, duke hedhur poshtë akuzat e PS.“Tani që po flas nga KZAZ në mënyrë verbale është dhënë versioni se nuk ka shkelje por përgatisin procesverbalin t’ia dërgojnë prokurorin. Përvecse vendit të numërimit të votave, policia ka detyrë kryesore të garantojë dhe rendin për qytetarët. Detyra jonë është të garantojmë procesin e votave dhe rendin dhe qetësinë. Policia ka qenë në krye të detyrës”tha Caushaj, ndërsa bëri thirrje që të ruhet qytetësia në KZAZ-të e Tiranës aty ku policia është e angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.Ndërsa Orion Nallbani, sekretar i KZAZ nr 33 dha këtë prononcim për Ora News:
“Nga verifikimi i të gjitha kutive të votimit rezultoi se nuk kishte parregullësi. Me paraqitjern e grupeve të numërimit në komision presim që procesi i numërimit të rinisë sa më shpejt”.
Për tensionin në KZAZ 33 në Njësinë Nr.4, te vendosur në shkollën ‘Bajram Curri’, Fatmir Xhafaj denoncoi faktin se drejtues të policisë së burgjeve po numërojnë votat.
Ai tha se tentativa për manipulimit të votave është kryer kur po ndërrohej turni i oficerëve të policisë duke shfrytëzuar kompaninë CEZ Shpërndarje, e cila sipas Xhafajt në makinën e kësaj kompanie kishte vota që do futeshin në njësi në favor të PD.