Bregu: Asnjë forcë politike të mos tentojë të bllokojë proçesin e numërimit
Asnjë forcë politike të mos tentojë të bllokojë procesin e numërimit të kutive të votimit. Ky ka qenë apeli që selia blu ka përcjellë përmes Ministres së Integrimit Majlinda Bregu në daljen e radhës për media, duke kërkuar që proçesi i numërimit të vijojë normalisht.“Numërimi i votava po vazhdon duke e ngushtuar diferencën mes dy koalicioneve. Ky proces, ashtu si dhe proçesi i votimit po vazhdon normalisht dhe duke respektuar kodin zgjedhor.Eshtë e rëndësishme të ruhen deri në fund strandartet më të larta të këtyre zgjedhjeve. Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proçes të shpejtë dhe të saktë. I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve. Proçesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër numërimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ” tha ajo.