Zgjedhjet, OSBE/ODIHR: Ka progres. Liderët të pranojnë rezultatin
Zgjedhjet e 23 qershorit kishin një progres të vogël nga zgjedhjet e vitit 2009 por ka ende shumë probleme që duhen përmirësuar.Kështu është shprehur Kordinatori i Veçantë që drejton misionin afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së, Roberto Batelli i pyetur në nivelin e zgjedhjeve në Shqipëri."Në krahasim me 2009 dhe vendoret e 2011 u vu re progres të vogël, zgjedhje të lira, dhe për mendimin tim, të drejta, por gjithë mangësitë janë të shprehura në deklaratë e do të jenë edhe në raportin tonë. Vlerësimi i procesit do të varet nga mënyra si do vazhdojë procesi, kam parasysh numërimin, tabulimin, shpalljen e rezultateve dhe mënyra si do të administrohen ankesat” tha Batelli.Sipas vëzhguesve mosbesimi ka minuar punën e administratës zgjedhore. “Opozita ka bojkotuar KQZ pas largimit të njërit prej anetareve, KQZ e ka bëre punën pa kuorumin e nevojshëm. Është permirësuar kuardi zgjedhor, qe eshte nje bazë e shëndoshe për zgjedhje demokratike. Besimi i publikut në proces është dëmtuar, janë vënë re edhe mangësi në shumë aspekte, mungesë të vendimit të KQZ për ndarjen e vendeve në 4 distrikte, vendimi i kuvendit ka të bëjë me procesin e drejtësisë së votës” tha Batelli.McComarc: Numërimi i ngadaltë