Zgjedhjet, vëzhguesit ndërkombëtar publikojnë sot raportin paraprak
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të prezantojnë sot në orën 17:00 raportin paraprak në lidhje me procesin e votimit më 23 qershor.Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit është një përpjekje e përbashkët që përfshin OSBE-në, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).Deklarata pritet të mbahet nga Roberto Battelli, Kordinatori i Veçantë që drejton misionin afatshkurtër të vëzhgimit të OSBE-së, duke vijuar me Luca Volontè, Kreun e delegacionit PACE, João Soares, Kreun e delegacionit të OSCE PA, dhe Conny McCormack, Kreun e misionit afatgjatë të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.I gjithë proçesi është mbikqyrur nga 8,153 vëzhgues të huaj dhe vendas. Rreth 8 mijë vëzhgues vendorë kanë qënë syri i shqiptarëve në këto zgjedhje, nga të cilët 2,402 kanë qënë afatgjatë dhe 5,187 afatshkurtër.Por edhe faktori ndërkombetar kanë vëzhguar procesin me një numër prej 564 vëzhguesish, nga të cilët 140 afatgjatë, 424 afatshkurtër .Edhe ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian kanë qenë prezent me vëzhguesit e tyre por numrin më të lartë të vëzhguesve e ka pasur Ambasada amerikane, me 68 vëzhgues.Përpos armatës së vezhguesve të OSBE-ODHIR, procesi është vëzhguar nga 23 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europës, me në krye Luca Volonte.