KVV: KQZ, punë të mirë edhe pse me 4 anëtarë
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor ka publikuar sot raportin e fundit për procesin e votimit.Në raportin e tij, KVV thekson se janë konstatuar një sërë problemesh gjatë këtij procesi duke nsiur me vonesat në hapjen e qendrave, votime familjare, probleme me kartat e identitetit, intimidim të zgjedhësve, etj.KVV thekson më tej se procesi i votimit përgjithësisht është zhvilluar në mënyrë të qetë përveç incidentit të Laçit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë dhe incidentet e tjera kanë qenë të izoluara.Sa i përket punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve. “KQZ ka menaxhuar mire diten e votimit, edhe pse me 4 anetarë” thuhet në raport.