FT i referohet exit poll-it të Ora News: Koalicioni i drejtuar nga Rama pritet të marrë pushtetin në Shqipëri
Gazeta “Financial Times” në një artikull të saj për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri i referohet Exit-poll-it të kryer nga IPR Marketing dhe “Ora News” duke theksuar se sipas këtij exit poll-i koalicioni i qendrës së majtë të Edi Ramës ka një kryesim të fortë mbi Partinë Demokratike në detyrë.“Koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste e Z. Rama dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) e ish-kryeministrit Ilir Meta, pritet të fitojë mes 51 dhe 55.5 për qind të votave. Partia Demokratike e Kryeministrit Sali Berisha dhe partnerët e koalicionit të tij po merrnin rreth 39.5 dhe 43.5 për qind të votave. Exit poll u kryen nga IPR Marketing, një anketues italian, për llogari “Ora News”, një stacion i pavarur privat televiziv shqiptar” thekson Financial Times.Sipas gazetës pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më i lartë se sa në zgjedhjet e fundit në vitin 2009, kur vetëm rreth 50 për qind e shqiptarëve kanë votuar.Megjithatë, thotë gazeta votimi u pengua nga një shkëmbim zjarri në qytetin verior të Laçit, në të cilën një mbështetës i LSI u vra dhe një kandidat i Partisë Demokratike u plagos rëndë.“Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për arrestime. Z. Rama dhe Z. Berisha e dënuan dhunën, duke u bërë thirrje përkrahësve të tyre që të mos frikësohen për të dalë për të votuar. Rreth 900 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe një mision të fortë me 380 vëzhgues nga OSBE në zyrën për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, ndoqën procesin e votimit” thekson gazeta.Sipas prestigjozes Financial Times mbajtja e zgjedhjeve të cilat do të konsiderohen si të drejta nga misioni i OSBE/ODIHR do të rriste shanset e Shqipërisë për t’u bërë një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.“Të gjitha zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në Shqipëri që kur vendi doli nga izolimi komunist në vitin 1991 janë njollosur nga dhuna dhe manipulimit të vota”përfundon artikullin e saj gazeta.