Ngjela uron Ramën: Berisha të pranojë humbjen. Tani nis shpresa

Kryetari i PLD-së Spartak Ngjela dhe njëherësh aleat i Partisë Socialiste ka vlerësuar zgjedhjet ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Berisha të pranojë humbjen.Në një konferencë për mediat pas takimit me kreun e PS-së Rama në selinë rozë, Ngjela theksoi se shqiptarët treguan se duan të ecin drejt Bashkimit Europian"I urova me gjithë zemër fitoren Edi Ramës.  Nuk është fitore vetëm e opozitës, është shumë më e madhe, që në fillim të këtij shekulli populli arrin në rrugën e vet drejt lirisë dhe demokracisë, gjë madhëshorte për hapin drejt perëndimit dhe largimin e një regjimi barbar oriental që ka 100 vjet që sorollatet si hije në vend. Këto votime do të jenë çlirimi përfundimtar që të papunët të fillojmë shpresën e tyre, i tërë brezi i ri do të jetë i çliruar sepse do t`u kthehet dinjiteti.  Po ikën një zgjedhë e madhe nga Shqipëria dhe shqiptarët e treguan se po shkojnë drej integrimit europian dhe po flakin tej mbeturinat historike. Sa më shpejt të pranojë humbjen ky kryeministër që ka qeverisur 4 vjet pa vota aq më mirë do të ishte për të dhe aq më mirë për shoqërinë” u shpreh Ngjela.