Tentativë grabitje në Durrës, plagosen me armë zjarri 2 persona
Dy persona janë plagosuar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një prej të plagosurve është shtetasi Agim Balla i cili ka tentuar të ndihmojë arkëtaren e një agjensie turistike e cila po grabitej por është qëlluar me armë zjarri.Mësohet se nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar i rastit ndërsa autori I ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e Ballës është e rëndë ndërsa i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në këmbë.Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.