Incident në Vlorë, qëllohet me armë dhe digjet makina tjetër e sekretarit të PS-së

Vihet sërish në qëndër të sulmeve sekretari i Partisë Socialiste në Vlorë, Kreshnik Tepelena.Mbrëmjen e sotme, Tepelena është sulmuar për të dytën herë brenda një ditë, ku pasi i është shpërthyer me tritol mëngjesin e sotëm një makinë e tipit “BMW X5”, në mbrëmje është qëlluar me armë edhe makina tjetër.Ngjarja është regjistruar në fshatin Llakatund në Selenicë të Vlorës, ku makina e tipit “Land Rover” është qëlluar me armë zjarri dhe sipas të dhënave që vetë sekretari i PS në Vlorë, Tepelena, “pas qëllimit me armë, makina është djegur”.Ndërkohë Kreshnik Tepelena ndodhet në komisariatin e Vlorës për të denoncuar ngjarjen.