3 javë Kryeministër, dorëhiqet Rami Hamdallah

Kryeministri i Palestinës Rami Hamdallah ka dorëzuar dorëheqjen e tij, vetëm tre javë pas zgjedhjes së tij në këtë post, bëjnë të ditur mediat në Palestinë.Zyra e tij për media ka shpjeguar të enjten se dorëheqja e Hamdallah i është dërguar presidentit Mahmud Abbas për arsye të "konfliktit mbi përgjegjësitë". Asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur, ndërsa ende nuk është e qartë nëse presidenti i Palestinës ka miratuar dorëheqjen e tij.Hamdallah, një ish-profesor i universitetit, mori detyrën e kryeministrit të Palestinës më 6 qershor, duke zëvendësuar ekonomistin Salam Fayyad, i cili po ashtu dha dorëheqje më 13 Prill.Sipas burimeve qe citojnë mediat, Hamdallah dha dorëheqjen për shkak të "konfliktit mbi autoritetin".Nëse dorëheqja e Hamdallah pranohet, ajo mund të lërë një boshllëk dëmtues pasi udhëheqja palestineze përballet me një krizë financiare dhe SHBA ka shtuar përpjekjet për të rigjallëruar bisedimet e paqes me Izraelin, raporton agjnecia e lajmeve BBC.Kabineti Hamdallah ishte takuar vetëm një herë javën e kaluar. Ajo përbëhej kryesisht nga anëtarët e partisë Fatah, njëra prej dy fraksioneve kryesore palestineze politike, të udhëhequr nga Abbas.