Kritika qeverisë turke për dhunë nda protestuesve
Pas disa javë protestash anti-qeveritare në qytete anembanë Turqisë, pati një moment qetësie, ndërsa demonstruesit organizuan protesta të qeta. Në sheshin Taksim të Stambollit, protestat filluan si një fushatë ambjentaliste, por u shndërruan në demonstrata anti-qeveritare.Policia ndaloi dhjetra demonstrues në orët a para të së martës. Përmes një deklarate, Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, shprehu shqetësimin e saj për atë që ajo e cilësoi një trajtim të rëndë nga ana e forcave policore ndaj protestave tre-javore dhe bëri thirrje për zhvillimin e një hetimi transparent.Kryeministri Erdogan reagoi me zemërim ndaj kritikëve të tij. Ai tha në një takim të partisë së tij AKP, se ishte e drejta e pakontestueshme e policisë të përdorte gazin lotsjellës ndaj protestuesve.Erdogan tha se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt, që përdor dhunën dhe e përdor atë si një instrument ndaj njerëzve dhe kombit.Në Gjermani jeton komuniteti më i madh turk në botë. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle reagoi ndaj protestave duke theksuar se shpresonin se qeveria turke të kishte zgjedhur rrugën e dialogut. Prandaj, tha ai, ne i kritikojmë vendimet e qeverisë turke.Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, ku shprehej shqetësim për përgjigjen e policisë dhe e ka anuluar planin për një vizitë të ligjvënësve këtë javë në Turqi. Turqia prej vitesh ka patur ambicie të pranohet në Bashkimin Evropian, por masat shtypëse ndaj protestuesve mund të shënojnë një hap prapa politikisht dhe ekonomikisht, thotë analisti Hakura.Ndërkohë kryeministri Erdogan u zotua të shtojë kompetencat e policisë për t’iu përgjigjur trazirave dhe qeveria është duke punuar mbi një ligj për kufizimin e përdorimit të mediave sociale, të cilat ajo i fajëson për nxitjen e demonstratave.