G8, intensifikohet lufta ndaj pastrimit të parave
Liderët e G8-tës ranë dakord me marrjen e masave të reja kundër pastrimit të parave, evazorëve të paligjshëm fiskalë dhe korporatave, që tentojnë shmangien e taksave.Vendet e G8-ës pranuan t’i krijojnë njëri-tjetrit qasje në informacion, lidhur me problemet tatimore të qytetarëve të tyre. Kompanive fantazëm, të përdorura shpeshherë si mënyrë për të shfrytëzuar shtigjet e shmangies së taksave e për të investuar parà pa u identifikuar, do t’u kërkohet të bëjnë publike emrat e pronarëve.Samiti në Irlandën Veriore u bë gjithashtu skenë e nisjes së negociatave të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kryeministri britanik, David Cameron, nuk ngurroi t’i përshkruante si “marrëveshjen më të madhe bilaterale tregtare në histori”.Taksa, tregti, transparencë, apo tre “T-të”, sic janë quajtur në media, ishin pikat kryesore të axhendës së Britanisë për presidencën e saj të radhës, në G8.Grupi i 8 ekonomive më të mëdha të botës përbëhet nga Anglia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Kanadaja dhe Japonia.Për ekspertët, përpjekjet e grupit të tetëshes, për të trajtuar çështjet ekonomike botërore, janë dobësuar disi nga fakti, që nuk ka shumë lojtarë në tavolinë, siç janë Kina dhe vende të tjera, të cilat kanë fituar fuqi ekonomike, që kur filluan këto takime 38 vjet më parë.Sidoqoftë, për G8-tën, përgjithësisht konsiderohet se vënia e gjërave në lëvizje mund të jetë më realiste se sa arritjet e mëdha.