SHBA,debat në Senat për reformën e emigracionit

Një raport i zyrës jopartiake të Kongresit për Buxhetin përllogarit se reformimi i sistemit amerikan të emigracionit dhe legalizimi i 11 milionë emigrantëve pa dokumente do të forcojë ekonominë amerikane dhe do të ulë deficitin federal.Kjo zyrë thotë se projektligji i reformës së emigracionit që i është paraqitur Senatit, nëse miratohet, do të sillte një rritje ekonomike prej 5% dhe do të ulte deficitin federal me 900 miliardë dollarë gjatë 20 viteve të ardhëshme. Mbështetësit e reformës së emigracionit, si Senatori demokrat Robert Menendez, iu referuan menjëherë këtij raporti."Unë e kam thënë prej kohësh se nxjerrja e 11 milionë njerëzve nga hija dhe reformimi i sistemit të imigracionit do të shtonin prodhimin e përgjithshëm të brendshëm dhe do të ulte deficitin. Dhe tani ne e dimë edhe shumën” tha ai.Për muaj me radhë kritikët e Senatit kanë argumentuar se një rritje e menjëherëshme në fuqinë e ligjshme punëtore do të sillte uljen e pagave dhe do të rëndonte rrjetin e sigurisë sociale në vend, duke bërë kështu të nevojshëm shtimin e shpenzimeve qeveritare.Në fakt, Zyra e Kongresit për Buxhetin parashikon fillimisht një rënie të vogël të pagave në Shtetet e Bashkuara, por ngritjen e tyre do të pasojë.Senatori republican, Jeff Sessions, u përgjegj se kostoja e plotë e legalizimit mund t’i kalojë të 20 vjetët e parashikuar nga Zyra e  Kongresit për Buxhetin. Republikani tjetër John Cornyn theksoi një përfundim tjetër të raportit të kësaj zyre, dhe ky është se projektligji i Senatit nuk do t’i japë fund imigracionit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara."Pavarësisht nga gjithë premtimet dhe ndoshta mund të them se edhe me gjithë shpresat, endërrat dhe synimin e mirë të autorëve të këtij projektligji, ai do të ketë ndikim minimal në imigracionin e paligjshëm. A tingëllon kjo si zgjidhja e duhur që në i detyrohemi popullit amerikan për të riparuar sistemin e shpleksur”.Cornyn është një nga disa repulikanët që kërkojnë garanci pothuajse absolute për sigurimin e kufijve të Shteteve të Bashkuara, para se të legalizohet ndonjë imigrant pa dokumente. Të gjitha amendamentet e paraqitura nga repulikanët për këtë qëllim janë hedhur poshtë në Senat.