E vërteta mbi vdekjen Aldo Moros, gjykatësit rihapin çështjen
Prokurorët në Romë njoftuan të hënën se janë duke menduar për të rihapur çështjen të rrëmbimit dhe të vrasjes së ish kryeministrit italian Aldo Moro pas denoncimeve të reja të përfshirjes së forcave të huaja,si dhe pjesmarrjen e "dyshimtë" të politikaneve italian.Pas 35 vitesh, katër gjyqeve dhe hetimeve të shumta, mbeten shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me rastin. Nuk ka asnjë dyshim se ish-kryeministri italian u vra nga anëtarët e “Brigadës së Kuqe”, shumë prej të cilëve iu shqiptuan denime shumëvjeçare me burg.Rihapja e cështjes pas kaq vitesh vjen për shkak të librit të ish-gjyqtarit që kryesoi hetimet pas vrasjes, i cili përfshin KGB-në sovjetike dhe zyrtarë të lartë të qeverisë italiane.Konkretisht Ferdinando Ibasimato përfshin dhe dy ish-kryeministrat, Giulio Andreotti, i cili vdiq muajin e kaluar dhe Francesco Kosiga, i cili vdiq në vitin 2010 dhe i cili ishte në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm."Politikanët italianë i bindeshin verbërisht urdhrave të fuqive të huaja", thotë ai . Andreotti u dënua para dhe u lirua më pas për vrasjen e një gazetari, i cili dinte shumë për rastin Moro.Shumë italianë, ende ngrejnë pikëpyetje në lidhje me rolin e autoriteteve gjatë 55 ditëve që kaluan që prej rrëmbimit të Moros deri në ditën që ai u gjet i vdekur në bagazhin e një Renault 4 në qendër të Romës, në vitin 1978.Nuk janë pak italianët që besojnë se vrasja e Moro ishte "një e keqe e domosdoshme" në atë kohë, pasi Presidenti i atëhershëm i kristiandemokratëve ishte drejt rrugës për të hyrë në parlament, që do të jepte votëbesim në qeverinë e parë që kishte mbështetjen e Partisë Komuniste italiane.Diçka që Uashingtoni dhe Moska, kundërshtonin ashpër si dhe do të shkaktonte rrëmuja brenda Italisë. Shumë besojnë se autoritetet italiane dinin apartamentin në të cilën Moro u mbajt peng, por në vend që të bastisnin apartamentin ata kryen qindra hetime në pjesë të tjera të kryeqytetit italian dhe në qytete të tjera të mëdha.