"Miqtë e Sirisë", mblidhen në Doha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2013, 08:38
Ministrat e jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë” do të takohen të shtunën në Katar, për të diskutuar mbështetjen për rebelët sirianë, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Diplomatët kanë thënë se ministrat e 11 vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet evropiane dhe aleatët rajonalë, do të ndjekin takimin në Doha.Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki ka thënë se ministrat do të flasin për mbështetjen e opozitës siriane dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje për konfliktin dyvjeçar.Diplomatët francezë janë cituar të kenë thënë se Miqtë e Sirisë do të diskutojnë kërkesën e rebelëve për armë.