Obama në Berlin, fjalim si Kennedy
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka mbërritur në Berlin për një vizitë, gjatë së cilës ai do t’i drejtohet turmës nga porta e Brandenburg-ut, objekti më i famshëm i qytetit.Fillimisht, si do të zhvillojë bisedime me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Vizita e tij vjen menjëherë pasi liderët e G8 mbështetën thirrjet për mbajtjen e bisedimeve për paqe ndaj Sirisë, në Gjenevë, “sa më shpejt të jetë e mundur”.Kjo është vizita e parë e Obama-s në Berlin si president i Amerikës, ndërsa fjalimi i tij ndaj studentëve dhe zyrtarëve të qeverisë në Portën e Brandenburg-ut, vjen pothuajse 50 vjet pasi John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Unë jam berlinez) si dhe ku Presidenti Ronald Reagan i kërkoi me këmbëngulje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, të shembte Murin e Berlinit në vitin 1987.Shtëpia e Bardhë tha se Lufta e Ftohtë ka marrë fund, for problemet aktuale kërkojnë të njëjtin aktivizëm qytetar, përfshirë ngrohjen globale, përhapjen e armëve bërthamore dhe terrorizmin.Obama gjithashtu në takimin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, do të bisedojë për Sirinë, Afghanistanin dhe përgjimet e telefonave dhe internetit nga Shtetet e Bashkuara.