UNHCR: Më 2012 kishte 45.2 milion refugjatë

Agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) deklaron se numri i të shpërngulurve dhe refugjatëve në botë, ka shkuar në 45.2 milion vitin e shkuar, që paraqet shifrën më të lartë në 18 vjetët e fundit.Në raportin e saj vjetor “Trendet globale”, UNHCR shkruan se shtimi i numrit është nxitur nga lufta në Siri, Mali dhe në vende të ndryshme.Globalisht, sipas kësaj agjencie, rreth 7.6 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2012, që i bie një njeri në çdo katër sekonda.UNHCR thotë se në Siri, numri i përsonave të zhvendosur është rritur në 4.25 milion, kurse 1.6 milion kanë ikur nga shteti.Komisionari i lartë për refugjatë, Antonio Guterres, ka thënë se 55% e refugjatëve dhe personave të zhvendosur vijnë nga Afganistani, Somalia, Iraku, Sudani dhe Siria.Sipas shifrave të UNHRC, rezulton se në aspektin global, çdo i katërti refugjat është afgan.