Afganistan, vriten 4 amerikanë në Bagram

4 amerikanë janë vrarë gjatë një sulmi me raketë në bazën ajrore të Bagramit, në periferi të Kabulit, bëri të ditur një zyrtar i Pentagonit.Forcat Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë (ISAF), të kryesuara nga SHBA-të, konfirmuan se 4 anëtarë të shërbimit të koalicionit të NATO-s janë vrarë në një sulm, por nuk bëri të ditur shtetësitë e të vdekurve dhe vendin ekzakt të sulmit.Lajmi për të vdekurit vjen teksa trupat ushtarak me në krye NATO-n, transferuan përgjegjësinë për sigurinë te forcat afgane.Ka shqetësime në lidhje me aftësitë e forcave të sigurisë afgane, për t’u përballur me talebanët dhe grupet e tjera militante.Talebanët vazhdojnë të kryejnë sulme të profilit të lartë në kryeqytet, Kabul, duke vënë në shënjestër edhe Gjykatën Supreme afgane, gjatë një sulmi vrastar në qershor. Një tjetër sulm kishte shënjestër një ndërtesë pranë Aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.Forcat amerikane, të cilat numërojnë tashmë 66 mijë ushtarë, priten të ulen në 32 mijë në fund të këtij viti.Plani është për të tërhequr të gjitha trupat luftarake, por duke lënë një forcë të vogël në vend, për të ndihmuar në trajnimin e forcave afgane, si dhe për kryerjen e operacioneve antiterrorizëm, kur të jetë e nevojshme.