Singapor, smogu në nivele alarmante
Singapori dhe Indonezia do të mbajnë një takim urgjent gjatë së enjtes, pasi niveli i ndotjes së ajrit në qytetin-shtet ka arritur nivele të rrezikshme.Ministri i Ambjentit në Singapor ka deklaruar se ekipi i tij do të insistojë për ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga fqinji i tij.Vonë gjatë së mërkurës, treguesi i standartit të ndotjes në Singapor arriti në 321, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme dhe duke alarmuar qeverinë. Smogu është shkaktuar nga djegia ilegale e pyjeve në ishullin indonezian të Sumatrës.Andrew Tan, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Ambjentit në Singapor do të udhëheqë delegacionin e këtij vendi në takimin urgjent, të thirrur nga Ministria e Jashtme në Xhakarta.Ndërtesat në Singapor janë errësuar nga ajri i ndotur dhe era e drurit të djegur ka depërtuar thellë në qytetin-shtet.Kryeministri i vendit, Lee Hsieng Loong u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin aktivitetet në ambjent të hapur. Edhe ushtria raportohet të ketë ndërprerë të gjitha stërvitjet.