Nigeri, islamikët vrasin 9 nxënës shkolle
Militantët e dyshuar islamik në veri-lindje të Nigerisë kanë vrarë të paktën 9 nxënës shkolle, në atë që shënon shënjestrën e dytë ndaj studentëve gjatë ditëve të fundit.Boko Haram bëri të ditur se sulmi ndodhi si ndëshkim ndaj të rinjve, që ndihmojnë ushtrinë. Disa të mbijetuar thanë se sulmi ishte si kundërpërgjigje e grupeve hakmarrëse në vend.Veri-lindja e Nigerisë ndodhet aktualisht në gjendje emergjence, teksa qeveria përpiqet të mposhtë një kryengritje islamike. Dëshmitari Ibrahim Mohammed tha se ishte duke zhvilluar një provim, në njërën nga klasat e shkollës Ansarudeen, kur personi i armatosur hapi zjarr në ndërtesë.Punonjësit e spitalit kanë konfirmuar se trupat e 9 fëmijëve, ende me uniformat e shkollës, ishin dërguar në morgun e Maiduguri-t.