Brazil, protesta të dhunshme në Fortaleza

Një demonstratë e madhe është planifikuar të zhvilllohet sot në qytetet në Rio dhe Sao Paulo në Brazil ndërkohë që protestat e djeshme përfunduan me përleshje në qytetin Fortaleza.Policia braziliane ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka qëlluar me plumba gome, për të shpërndarë disa protestues në qytetin e Fortaleza-s, teksa trazirat në vend vazhdojnë, tashmë të përhapura në shumë qytete.Të paktën 30 mijë persona kanë dalë në protestë në qytetin veri-lindor të Brazilit, në prag të sfidës ndaj Meksikës, për Kupën e Konfederatave.Trazirat nisën për shkak të rritjes së çmimeve të transportit në Sao Paulo, por tashmë janë rritur ndjeshëm, duke marrë formën e pakënaqësisë së gjerë ndaj shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.Autoritetet në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo kanë deklaruar se rritja e çmimeve së fundi mund të rishikohet dhe të anulohet.Më shumë se 250 mijë njerëz janë derdhur nëpër rrugët e dhjetra qyteteve nëpër Brazil, gjatë këtyre ditëve të fundit. Ndryshimet e tarifave në zemrën e protestave, Rio dhe Sao Paulo, i cili është njoftuar gjatë ditës së mërkurë, pritet të shihet si një fitore e madhe e lëvizjes së protestuesve.