India “nën” ujë, 70 të vdekur nga përmbytjet e rrëshqitjet e tokës
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës për shkak të shiut në Indi, ndërsa qindra shtëpi u shkatërruan, ku një ndërtesë është rrëmbyer nga vorbulla e ujit.Dhjetra persona janë ende të zhdukur në krahinën Outarhant, ku dhjetra makina, disa me shoferët dhe pasagjerët e tyre u fshinë nga reshjet e mëdha.Helikopterë të ushtrisë arritën të shpëtojnë 57 persona ndërsa njëri prej tyre u "mbyt 'në ujërat e përmbytjes. Erërat e forta sezonale nisën 15 ditë më herët se sa pritej nga meteorologet në Indi.Të paktën 20.000 pelegrinë janë bllokuar në luginën Kentarnath, pasi rrugët dhe urat rreth zonës janë shembur për shkak të përmbytjeve.Në zonën Haryana, helikopterët e Forcave Ajrore indian u përdorën për të shpëtuar banorët e 15 fshatrave, të cilët u bllokuan nga përmbytjet, transmetoi agjencia e lajmeve IANS.