Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Shemsie Kadrinë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vjet burg për Shemsie Kadrinë, ish- drejtuesen e firmës piramidale “Gjallica”, për akuzën për mashtrim me pasojë të rënda.Për ish-bosen e kompanisë së njohur piramidale akuzohet se ka mashtruar tre persona duke i marrë 50 milionë lekë.Ndërkohë, Gjykata e Tiranës në seancën e datës 2 korrik pritet të japë vendimin për Shemsie Kadrinë.Edhe njëherë, presidentja e Gjallicës ka treguar aftësitë e saj si mjeshtre e mashtrimit  pasi i kishte premtuar këtyre personave apartamente që për çudinë e të gjithëve, firma e ndërtimit nuk ekziston fare në regjistrimin elektronik të QKR-së.Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2008 thuajse një vit nga lirimi i saj nga burgu ku ajo vuajti 10 vjet heqje lirie për mashtrim në firmat piramidale.