PD, miting përmbyllës në Bulqizë e Peshkopi, Berisha: Rama, martesa për qëllime elektorale
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mitingun përmbyllës në Bulqizë dhe Peshkopi.Në fjalën e tij në Bulqizë, kryeministri Berisha shprehu besimin se në 23 qershor Bulqiza si bastion i së djathtës do të votojë Partinë Demokratike.Kreu i qeverisë ka përsëritur nga premtimet për rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, infrastrukturë rrugore moderne etj."Shpreh besimin e madh se me 23 qershor Bulqiza si gjithmonë bastioni i demokracisë do të votojë 44, do të votojë fitoren. Do të votojë për përfundimin e rrugës së Arbërit , që e shndërron Bulqizën pothuaj në një lagje të Tiranës, e shndërron Bulqizën në një nga qytetet e afërta me Tiranën, e sjell atë në tregun e madh. Më 23 ju do të votoni për infrastrukturë moderne në Bulqizë dhe në të gjithë fshatrat e saj. Për rindërtimin e të gjitha shkollave, hapjen e shkollës profesionale. Do të votoni për rritjen e rrogës mesatare për punonjësit e administratës në 700 dollarë, rritjen e rrogës së arsimtarëve në 700 dollarë , rritjen e rrogës minimale në 350 dollarë, rritjen e pensioneve në 150 dollarë, rritjen e ndihmës ekonomike në 50 përqind, rritjen e pagesës së papunësisë me 100 për 100. Do të votoni për krijimin e qindra mijëra vendeve të punës në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë. Do të votoni për uljen me 50 vjeç të moshës së pensionit për minatorët e Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë” tha Berisha.Berisha: Modeli ynë ai i anëtarësimit në BEGjithashtu kryeministri Berisha u shpreh i bindur në vlerësimin e alternativës së tij, faktuar për mbajtjen e premtimeve përballë alternativës tjetër që sipas tij është ajo e bllokimit.“Modeli ynë është modeli i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, modeli i lëvizjes së lirë pa viza. Modeli tjetër i shokut Rama është modeli që mbajti peng statusin e vendit kandidat për një vit, vetëm e vetëm për të dëmtuar secilin prej jush, që bëri gjithçka që Shqiptarët të mos merrnin viza. Modeli ynë që bazohet në integrim ne vlerat e familjes, modeli i shokut tjetër që bazohet në ndarje dhe martesa e divorce, për qëllime elektorale në prag të të gjitha zgjedhjeve. Këto nuk janë vlerat familjare. Modeli ynë që bazohet në djersën e ballit, që nuk ka frikë nga ato të ardhura që krijon, sepse i ka me nder i ka me djersë. Kam 20 vjet në funksionet më të larta, jetoj në një apartament 125 metra2, sepse kaq mund të blija me rrogën time, po ashtu edhe ju qytetarët e tjerë blini atë që mundeni " shtoi kryeministri.Ndërsa ka ftuar socialistët të votojnë PD-në në 23 qershor, kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama për mosdeklarimin e pasurisë."Shoku i autobuzit ndërton vilën 57 metra të gjatë, pallatin pesëkatësh dhe nuk tregon një qindarkë, mese po i ndërton. Po e them edhe njëherë, se nëse do të tregonte burimin e të ardhurave nëse do ti kishte të pastra le të ndërtonte jo një por tre vila, por kur fsheh paratë kur nuk tregon origjine n e tyre, tregon se ka frike nga pasuria e tij, ka frikë nga ligji dhe thotë pastaj se mi humbi posta. Asgjë nuk ju lidh juve socialistëve të Bulqizës, asgjë nuk lidh socialistët e Peshkopisë, socialistët shqiptarë me këtë model. Ndaj dhe le të ecim të gjithë përpara të bashkuar drejt fitores. Gjithashtu ju banorët e Bulqizës me 23 qershor votoni edhe për kryetarin e ri të Bashkisë së qytetit, zotin Fehmi Tançi. Votoni për kandidatin për deputet Roland Ketën, për deputetin e pestë të qarkut të Dibrës. Dibra do të votojë në këto zgjedhje 5 me 1 për Partinë Demokratike.Me 23 qershor votoni 44.Votoni rrugën e Arbërit. Votoni punësimi" përfundoi Berisha.Berisha:Rama është i damkosur, i ka dyert e mbyllura në Bruksel