Eminem së shpejti me album të ri

Reperi i njohur Eminem do të zbulojë "shtete të reja" në albumin e tij më të ri. Reperi është duke punuar në albumin e tij të ri që pritet të publikohet së shpejti. Që nga viti 2010 atëherë kur edhe doli albumi i tij 'Recovery', Eminem nuk ka publikuar më albume."Në fakt unë sapo kam filluar punën. Por në të njëjtën kohë kam qenë duke u marr edhe me gjëra të tjetra", kishte thënë Eminem për 'MTV News' gushtin e kaluar atëherë kur kishte paralajmëruar albumin dhe që nga ajo kohë, fansat e tij po presin me padurim. DJ Alchemist, me të cilin kohët e fundit Eminem ka nisur të bashkëpunojë, ka zbuluar më shumë detaje lidhur me albumin."Eminem do të përfshijë më shumë territore në albumin e ri. Mendoj se kjo është ajo se çfarë ju duhet të prisni", është shprehur ai.