Murgjit me avion privat dhe aksesorë luksozë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2013, 14:11
Një video e murgjëve budistë në bordin e një avioni privat mes shumë aksesorëve të shtrenjta ka ndezur polemika në Tajlandë në lidhje me jetesën luksoze të tyre.Vitet e fundit janë nxjerrë në pah kontradiktat mes imazhit tradicional të budizmit, thjeshtësisë dhe jetës krejt ndryshe që ata bëjnë, mes fuqisë dhe modernitetit.Në video shihen tre murgj budistë nga provinca e Sisaket, të cilët bëhen gati për t’u ulur me avionin e tyre privat , duke u qetësuar në kolltuqet e tyre luksoze, me syze në stilin ‘Top Gun’ dhe duke dëgjuar muzikë nga iPod.