Nicole Kidman refuzon rolin përkrah bashkëshortit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2013, 12:53
Keith Urban, bashkëshorti i aktores Nicole Kidman, ka konkurruar për një rol në një komedi romantike të 'Universal Studios' dhe ka shpresuar që t'i rrisë shanset e tij duke e ofruar bashkëshorten e tij si protagoniste, por ajo ka refuzuar.

Nicole nuk është e interesuar që të punojë me të, sepse mendon që martesa me Tom Cruise filloi të shkatërrohet kur ata luajtën bashkë në filmin "Eyes Wide Shut", ka thënë një burim.

"Nicole dëshiron që bashkëshorti i saj, të ndjekë ëndrrat e tij, por është e vendosur që të mos punojë me të".

