Relaks vipash

Femrat janë të afta të bëjnë gjithçka për të pasur një ngjyrë çokollatë të njëjtrajtshme në trup. Këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as modelja angleze Kelly Brook, e cila është shfaqur topless në plazhin e Tulumit në Meksikë.Kelly ka ekspozuar gjoksin bombastik ndërkohë që nuk i ka shpëtuar bliceve të aparatit. Ajo ka vendosur të relaksohet në Meksikë, në shqoërinë e miqve të saj, ndërkohë që i dashuri Cipriani ndodhet në Angli.Ndërsa një tjetër bukuroshe që është e njohur për format e saj seksi dhe joshëse. Ditën e djeshme është fokusuar tek të pasmet e saj. Bëhet fjalë për bukuroshen Sofia Vergara, e cila është relaksuar në pishinë së bashku me të fejuarin e saj Nick Loeb.Ajo ka ndarë një foto me fansat e saj në Twitter ku ekspozon të pasmet ndërkohë që buzëqesh para aparatit. E veshur me një palë bikini në ngjyrë pink 40 vjeçarja dukej mjaft sensuale. E ndërsa ajo nuk do shumë fjalë, aktorja e ka pranuar dhe vetë se të qenit e bukur i ka hapur shumë dyer në jetë.