Jason Statham prezanton zyrtarisht të dashurën

Është premiera e fundit ku ai ka qënë protagonist, por kur ke partnere një ikonë seksi si Rosie Huntington-Whiteley, s`do mend që do mbetesh pa u vënë re.Kjo ka ndodhur me aktorin Jason Stathman në premierën e filmit "Hummingbird"Partnerja e tij mbante një fustan të shkurtër, i cili nxirte dhe theksonte akoma më shumë  linjat e saj të mrekullueshme prej modeleje.Për këtë arsye ajo i ka marrë të gjithë vëmendjen të dashurit të saj, aktorit Jason Statham.Kamerat, aparatët e pranishëmm u fokusuan që në plan të kishin vetëm bukuroshen.Rosie kishte zgjedhur të shoqëronte partnerin e saj në këtë premierë londineze të filmit dhe s`kishte sesi ti shpëtonte admirimit të partnerit të saj, i cili nuk e lëshonte në asnjë moment.Duket se Jason e ka shijuar në maksimun, pasi është shfaqur buzagaz në krahë të saj në këtë premierë filmi të rëndësishëm në karrierën e tij.Është një moment shumë i rëndësishëm për Jason Statham, pasi është hera e parë që aktori e prezanton zyrtarisht këtë bukuri të admirueshme nga të gjithë stilistët në mbarë botën.