Justin Bieber i preferuari i kanadezëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 15:20
Justin Bieber vazhdon të jetë ylli i preferuar në Kanada pasi ka fituar çmimin “Artisti ivitit”, në ndarjen e çmimeve që u zhvillua të Dielën mbrëma në Toronto.
Tinej Xheri u emërua “Your Fave Artist/Group Of The Year”, duke mposhtur Carly Rae Jepsen dhe reperin Drake, por nuk ishte i pranishëm për ta marrë çmimin.
Taylor Swift ka shtuar një trofe tjetër në koleksionin e saj impresiv, duke marrë çmimin “Fave International Artist/Group Of The Year”, ndërsa çmimi “Viral Video Of The Year” shkoi në duart e Psy për "Gangnam Style".
