Russell Crowe nderohet në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 12:47
Aktori Russell Crowe ka marrë një çmim prestigjioz para premierës së filmit të tij më të fundit, "Man Of Steel", në Festivalin e filmit “Taormina”.Australiani është nderuar me çmimin “Taormina Arte” në edicionin e 59-të të evenimentit italian të filmit."Kjo është hera ime e parë në Sicili, ndërsa ju menjëherë po më jepni një çmim. Duhet të vi më shpesh", ka deklaruar 49-vjeçari në italisht, bën me dije “The Hollywood Reporter”.



