E vërteta e tentativës për vrasje të Paris Jackson's

Sipas disa mediave rozë, që cituan burime brenda familjes së Michael Jackson's , vetëm pak ditë përpara tentativës për t'u vetvrarë, Paris Jackson's  kishte mësuar lajmin se me të vëllain Prince, është motër vetëm nga nëna.Sipas këtyre burimeve, Paris ka lindur nga marrëdhënia e Debbie Roëe, me një mashkull të panjohur, në periudhën kur ajo ishte e lidhur me Michael, me të cilin lindi edhe dy djem të tjerë.Një mik i familjes tha për të përditshmen "The Sun"se :"Paris gjithmonë ka dashur të besojë që Micheal ishte babai i saj, por gjithmonë e ka pasur këtë dyshim. Testet gjenetike e tronditën thellësisht, pasi ajo gjithashtu ka dashur të besojë se ishte motër e biologjike me Prince, me të cilën ka qenë gjithmonë shumë e lidhur. Mësimi i të vërtetës e futi në një spirale depresioni".Sipas këtij "miku", testi gjenetik ka ndikuar edhe për një ftohje të menjëhershme mes Paris dhe të vëllait, fakt që ka peshuar edhe më rëndë brenda adoleshentes