Albumi i ardhshëm i Robbie Williams
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 13:05
Albumi i ardhshëm i Robbie Williams do të jetë plot urrejtje dhe zemërim.
Edhe pse këngëtari 39-vjeçar së fundmi është bërë baba i një vajze, ai nuk do të këndojë balada të buta.
"Më pëlqen të jem baba dhe dita kur lindi Teddy ishte dita më e mirë në jetën time, por albumi im i radhës nuk do të jetë rreth të qenit prind".
"Në fakt, do të jetë plot urrejtje dhe zemërim. E kam kuptuar se nganjëherë jam shumë i zemëruar dhe për ta larguar gjithë energjinë negative, kam filluar të shkruaj këngë të mprehta dhe të sinqerta", ka deklaruar Robbie për revistën italiane Grazia.


